Politike

Tërmeti në Shqipëri, ministri grek i Jashtëm solidarizohet: Jemi në kontakte me qeverinë shqiptare

26 Nëntor 2019, 08:20 Nga DOSJA
Tërmeti në Shqipëri, ministri grek i Jashtëm solidarizohet:

GREQI- Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias ka reaguar për tërmetin që ka rënë në Shqipëri në orët e para të mëngjesit. Me anë të një statusi në Tëitter, Dendias ka shprehur mbështetjen e Greqisë për popullin dhe Qeverinë e Shqipërisë për pasojat e tërmetit.

“Ne shprehim mbështetjen e Greqisë ndaj popullit dhe qeverisë së Shqipërisë lidhur me pasojat e tërmetit që goditi vendin tonë fqinj,” shkroi Z. Dendias në një postim në llogarinë e tij në Twitter.

Sipas burimeve diplomatike bëjnë me dije se pala greke është në kontakt me autoritetet shqiptare dhe ka shprehur gatishmërinë e saj për të ofruar të gjithë ndihmën e mundshme sipas nevojave që do të lindin në pritje të kërkesës zyrtare shqiptare.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike nikos dendias termet ne shijak nikos dendias termet ne shijak

Sondazh

Poll