Politike

“S’do ta harroj kurrë dhimbjen e të vëllait për të motrën, pashë viktimën e parë”, Rama u jep forcë shqiptarëve

26 Nëntor 2019, 13:08 Nga DOSJA
“S’do ta harroj kurrë dhimbjen e të vëllait për

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka shprehur dhimbjen e thellë për gjendjen në të cilën ndodhen shqiptarët pas tërmetit të fuqishëm. Në një video-live në rrjetet sociale, Rama u shpreh se ka parë me sytë e tij viktimën e parë nga tërmeti dhe  se nuk e heq dot nga mendja.

Më tej kryeministri shtoi se Shqipëria ka mbështetjen e shumë vendeve nga e gjithë bota dhe se forcat speciale janë nisur nga shumë shtete si Italia, Greqia, Kosova, etj.

Në fund, Rama thotë shprehjen e famshme nga populli teksa thekson se çfarë nuk të vret të bën më të fortë dhe se kjo plagë e madhe do t’i bëjë të fortë shqiptarët.

Të dashur miq pikë së pari së bashku me të gjithë ju, marr pjesë në dhimbjen e thellë të familjeve që lotojnë për të humburit e tyre nën rrënojat e tërmetit shkatërrimtar të natës së kaluar. Rasti e deshi që në momentet e para pas lëkundjeve të forta të gjendesha përballë familjarëve, përballë një rrënoje të madhe në Durrës, prej ku forcat tona të ndërhyrjes nxorrën viktimën e parë.

S’do ta harroj kurrë përjetimin për dhimbjen që i vëllai pati për të motrën.

Dua t’i siguroj të gjithë familjarët e tjerë që presin me zemrën peshë dhe sytë nga rrënojat që ne do të bëjmë gjithçka për çdo fatkeq që fatmirësisht merr frymë poshtë rrënojave. Trupat tona të ndërhyrjes janë angazhuar që të gjithë që në momentin e parë dhe po bëjmë ç’ka mundemi.

Kanë arritur të nxjerrin nga gërmadhat 41 persona. Ndërkohë kryetarë shtetesh më kanë njoftuar që në orët e para të ditës se do të nisin skuadra emergjencash, duke më kërkuar t’ju përcjell të gjithëve sodiralitetin e tyre ndaj shqiptarëve.

Kanë mbërritur të parat trupat e Kosovës me porosi të Presidentit Thacit, i cili më ka shprehur gatishmërinë për shtetin vëlla të Kosovës në këtë moment që Shqipëria është goditur. Kanë mbërritur helikopterë italianë dhe një skuadër nga Mali i Zi, po ashtu nga Greqia. Drejt Rinasit janë nisur gjithashtu edhe forca të shumta.

Nga Turqia, Franca, po ashtu edhe Gjermania. SHBA ka shprehur gatishmërinë. Motra dhe vëllezër, kjo fatkeqësi kërkon kurajo dhe durim dhe qetësi. Janë të lehta të thuhen në këtë situatë ekstreme, por së bashkë do ta përballojmë këtë pabesi të madhe të natyrës. Mjekët dhe infermierët në gatishmëri. Cfarë nuk të vret të forcon. Një fjalë e urtë thotë se çfarë nuk të vret të forcon dhe më besoni, plaga e sotme e madhe do të na bëjë më të fortë nesër!”– u shpreh Rama.

Shqipëria është tronditur nga një tërmet i fuqishëm në orët e para të mëngjesit të sotëm. Mësohet se epiqendra e tërmetit me magnitudë 6.4 gradë të shkallës righter ka qenë në Durrës por është ndjerë në të gjithë vendin. Dëmet materiale janë të panumërta ndërkohë që deri më tani janë raportuar 13 viktima.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama termet i forte ne shqiperi tragjedia e 26 nentorit 2019 edi rama termet i forte ne shqiperi tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll