Politike

Tërmeti i fortë në Shqipëri/ Reagon Soreca: Bashkimi Europian është pranë popullit shqiptar

26 Nëntor 2019, 12:15 Nga DOSJA
Tërmeti i fortë në Shqipëri/ Reagon Soreca: Bashkimi

Shqipëri-Për tërmetin e fuqishëm që goditi vendin në orët e para të mëngjesit të sotëm ka reaguar edhe ambasadori i OSBE-së në vendin tonë, Luigi Soreca. Ai është shprehur se janë Bashkimi Europian është pranë popullit shqiptar.

“Jemi shumë të pikëlluar nga humbja e jetëve dhe dëmet e shkaktuara nga tërmeti shkatërrimtar. Zemrat tona janë me popullin shqiptar dhe të gjitha familjet e prekura nga kjo tragjedi. qëndron pranë popullit dhe mbetet në kontakt me autoritetet për të ofruar ndihmë.”, shprehet Soreca në një postim në Twitter.

Tërmet i fortë me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter dhe me intensitet 7 ballë goditi vendin në orën 03:55 minuta të mëngjesit të sotëm. Epiqendra ka qenë në Shijak, 10 kilometra nga Durrësi dhe 31 kilometra nga Tirana dhe lëkundjet ishin shumë të forta sa rrëzuan pallate dhe banesa. Deri më tani 15 persona kanë humbur jetën dhe dhjetra dhe 300 të tjerë janë plagosur.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike termet i forte ne shqiperi termet ne shijak termet i forte ne shqiperi termet ne shijak

Sondazh

Poll