Aktualitet

Fqinjët në ndihmë Shqipërisë, mbërrijnë në Rinas specialistët e mbrojtjes civile greke

26 Nëntor 2019, 14:44 Nga DOSJA
Fqinjët në ndihmë Shqipërisë, mbërrijnë

TIRANË- Pas atyre italiane mbërrijnë në aeroportin e Rinasit forca speciale nga Greqia.

Mësohet se dy ekipe specialistësh italianë dhe grekë kanë mbërritur në territorin shqiptar, për t’u ardhur në ndihmë personave të prekur nga tërmeti.

Ekipet e specialistëve janë nisur drejt Thumanës dhe Durrësit, ku janë hasur me situatën e vështirë.

Ndërkohë ekipe shpëtimi kanë ardhur edhe nga Rumania, Kosova dhe disa shtete të tjera.

Tërmet i fortë me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter dhe me intensitet 7 ballë goditi vendin në orën 03:55 minuta të mëngjesit të sotëm. Epiqendra ka qenë në Shijak, 10 kilometra nga Durrësi dhe 31 kilometra nga Tirana dhe lëkundjet ishin shumë të forta sa rrëzuan pallate dhe banesa. Deri më tani raportohet për 15 viktima dhe mbi 600 të plagosur.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet termet i forte ne shqiperi termet ne shijak tragjedia e 26 nentorit 2019 termet i forte ne shqiperi termet ne shijak tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll