Aktualitet

FOTO/ Instikti i mbijetesës në Durrës, banorët e pallatit varin çarçafë në dritare

26 Nëntor 2019, 13:57 Nga DOSJA
FOTO/ Instikti i mbijetesës në Durrës, banorët e pallatit

DURRËS– Instikti i mbijetesës ka triumfuar për qytetarët e Durrësit. Në foton e siguruar nga

Dosja.al shihet se si qytetarët kanë lidhur çarçafë në dritare në mënyrë që ta kenë më të thjeshtë daljen nga banesat.

Në momentin që mund të ndjejnë lëkundje të tjera tërmeti, me anë të çarçafëve do të dalin më lehtë nga banesat.

15 të vdekur, mbi 600 të plagosur, dhe dhjetëra të tjerë nën rrënoja, është ky bilanci i një ditë që do të mbahet mend gjatë si tragjedia e 26 nëntorit 2019. Epiqendra e tërmetit ishte qyteti i Durrësit, dhe konkretisht zona e Thumanës, ku ka patur 3 pallate të shembura, ndërkohë që problemet nuk mungojnë as në Fushë-Krujë, apo te Kavalishenca, ku mbeti i vdekur kryekomisari Bajram Hajdarmataj. 

Gjithë shteti ndërkohë është në Durrës, ku po punohet për të shpëtuar jetët që ndodhen nën rrënoja. Ndërkohë, që edhe lëkundjet nuk kanë ndaluar. Herë pas here, me magnitudë shumë më të ulët dhe me fuqi më të vogël goditjeje, toka në Tiranë dhe Durrës vijon të dridhet.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet carcafe te lidhur durres termet ne shijak termeti i forte ne shqiperi carcafe te lidhur durres termet ne shijak termeti i forte ne shqiperi

Sondazh

Poll