Bota

Jo vetëm Kosova, Maqedonia e Veriut dhuron 100 mijë euro për Shqipërinë

26 Nëntor 2019, 14:23 Nga DOSJA
Jo vetëm Kosova, Maqedonia e Veriut dhuron 100 mijë euro për

MAQEDONIA E VERIUT– Fqinjët tanë, Maqedonia e Veriut do japë një shumë prej 6 milionë denarëve ose 100 mijë euro si ndihmë fillestare për Shqipërinë pas tërmetit me bilanc tragjik në vendin tonë.

Ky vendimi u mor në mbledhjen e sotme të qeverisë maqedonase.

Burime nga qeveria bëjnë me dije se një ekip prej rreth 30 personave do të dërgohen në Shqipëri për të marrë pjesë në operacionet e shpëtimit dhe të ndihmës së parë në zonat e prekura.

Tërmet i fortë me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter dhe me intensitet 7 ballë goditi vendin në orën 03:55 minuta të mëngjesit të sotëm. Epiqendra ka qenë në Shijak, 10 kilometra nga Durrësi dhe 31 kilometra nga Tirana dhe lëkundjet ishin shumë të forta sa rrëzuan pallate dhe banesa. Deri më tani raportohet për 15 viktima dhe mbi 600 të plagosur.

(a.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni termet i forte ne shqiperi tragjedia e 26 nentorit 2019 zoran zaev termet i forte ne shqiperi tragjedia e 26 nentorit 2019 zoran zaev

Sondazh

Poll