Bota

Përdhunuan dhe vranë 11-vjeçaren në 1996, rinisin hetimet: Mbi 900 burrave iu merret ADN-ja në Gjermani

25 Nëntor 2019, 12:59 Nga DOSJA
Përdhunuan dhe vranë 11-vjeçaren në 1996, rinisin hetimet:

GJERMANI- Rreth 23 vite më parë kur një vajzë 11-vjeçare, Klaudia Ruff, po shëtiste qenin e komshinjve të saj u përball me tragjedinë.

Në atë kohë ajo u gjet e përdhunuar dhe e pajetë, rreth 70 km larg qytetit të saj, në vitin 1996, e për këtë ngjarje nuk u dënua asnjeri.

Edhe sot në vitin 2019 ku kanë kaluar plot 23 vite nuk ka të arrestuar  apo qoftë edhe të dyshuar për këtë ngjarje makabre.

Sëfundmi nga mediat e huaja është mësuar se kanë nisur hetimet në Grevenbroihut të Gjermanisë dhe po u bëhen analizat e ADN-së pothuajse 900 burrave, në mënyrë që zgjidhet çështja e kësaj vrasje.

Pastaj shenjat e ADN-së  do të krahasohen me ato që janë mbajtur nga skena e krimit të para 23-viteve.

Deri në vitin 2010 janë arritur të bëhen 350 analiza por pa asnjë rezltutat, ndaj dhe është marrë ky vendim në mënyrë që gjenden fajtorët.

Burimi: Dailymail 

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 1996 gjermani klaudia ruff perdhunimi i 11-vjecares 1996 gjermani klaudia ruff perdhunimi i 11-vjecares

Sondazh

Poll