Bota

Tërmeti tragjik/ Zaev: Ekipet për shpëtim janë nisur drejt Shqipërisë

26 Nëntor 2019, 11:34 Nga DOSJA
Tërmeti tragjik/ Zaev: Ekipet për shpëtim janë nisur drejt

MAQEDONI E VERIUT- Mëngjesin  e ditës së sotme Shqipëria u përball me  tërmetin e fortë, 7 ballë ku për pasojë deri më tani kanë mbetur  15 viktima  dhe 600 të tjerë janë të plagosur.

Lidhur me emergjencën në  të cilën ndodhet vendi ynë Maqedonia e Veriut ka nisur drejt Shqupërisë   ekipe të shpëtimit dhe kompani nga rajoni i Strugës-Ohrit.

Lajmi është bërë me dije nga vet kryeministri Maqedonas Zoran Zaev, teksa ka qenë  i pranishëm këtë të martë tribunën me punonjësit e shëndetësisë në Shkup.

“Vendi ynë që herët në mëngjes i ka sjellë të gjitha vendimet të asistojnë në Shqipërinë mike për shkak tragjedisë që ndodhi. Për fat të keq tashmë janë konstatuar shtatë viktima”.-është shprehur kryeministri.

Tërmet i fortë me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter dhe me intensitet 7 ballë goditi vendin në orën 03:55 minuta të mëngjesit të sotëm. Epiqendra ka qenë në Shijak, 10 kilometra nga Durrësi dhe 31 kilometra nga Tirana dhe lëkundjet ishin shumë të forta sa rrëzuan pallate dhe banesa. Deri më tani raportohet për 15 viktima dhe mbi 600 të plagosur. Një viktimë u shënua në Thumanë një grua e moshuar humbi jetën pasi u zu nën rrënoja por shpëtoi nipi i saj, i cili u nxorr gjallë nga gërmadhat. Dy viktima të tjera u shënuan në Kurbin, pasi një person humbi jetën i përfshirë nga paniku në tentativë për t’i shpëtuar u hodh nga ballkoni. Po në këtë qytet, një tjetër ndërroi jetë pasi duke drejtuar automjetin humbi kontrollin duke u përplasur për vdekje.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni maqedonia e veriut termet 26 nentor 2019 tërmeti i fortë godet shqipërinë termeti ne shijak zoran zaev maqedonia e veriut termet 26 nentor 2019 tërmeti i fortë godet shqipërinë termeti ne shijak zoran zaev

Sondazh

Poll