Bota

Pas zjarreve masive, koala drejt zhdukjes në Australi (VIDEO)

25 Nëntor 2019, 14:18 Nga DOSJA
Pas zjarreve masive, koala drejt zhdukjes në Australi (VIDEO)

AUSTRALI- Australia është përballur me verën më të nxehtë të të gjitha kohërave.

Kjo ka shkaktuar zjarre masive dhe autoritetet kanë shpallur gjendjen emergjente.

Koala që është një kafshë aq e adhurueshme, eshte drejt zhdukjes, nga zjarret masive kanë ngordhur rreth 1000 koala dhe nëse zjarri do të vazhdojë, do të digjen të gjitha pemët eukliptus që janë ushqimi dhe burimi i vetem i këtyre kafshëve.

Aktualisht ekspertët mendojnë se në Australi jetojnë gjithsesj 16-18 mijë koala dhe zhdukja e tyre do të thotë shumë për këtë vend, pasi ato janë një simbol i shtetit.

Zjarret kanë shkatërruar 80% të habitatit të këtyre kafshëve.

Edhe nëse koala i mbijetojnë zjarreve të shkurreve, ato ende janë në rrezik.

Mund të mos ketë shi të konsiderueshëm në 25 vjet, veçanërisht në pjesët perëndimore, kështu që habitati i tyre do të luftojë për t’u rikuperuar.

Burimi: Daily Mail

(M.P, A.M/ dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota zhduket koala zjarret ne australi zhduket koala zjarret ne australi

Sondazh

Poll