Bota

Haradinaj mesazh solidariteti me Shqipërinë: Të gjitha njësitë e Ushtrisë e Policisë në gadishmëri

26 Nëntor 2019, 08:08 Nga DOSJA
Haradinaj mesazh solidariteti me Shqipërinë: Të gjitha

KOSOVË- Kryeminsitri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shprehur solidaritetin me tërmetin në Shqipëri dhe shton se vendi i tij është në gadishmëri për të të ndihmuar Shqipërinë.

Më tej kreu i qeverisë së Kosovës bën me dije se  i ka kërkuar Gjeneral Rramhman Ramës dhe Drejtorit të Policisë, Rashit Qalajt, të mobilizojnë të gjitha njësitë.

“Sapo kam zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin Ilir Meta, të cilit i shpreha solidaritetin dhe gatishmërinë e popullit të Kosovës për të ofruar tërë ndihmën e nevojshme për të përballuar këtë situatë të rëndë në Shqipëri. Kam kërkuar nga Gjenerali Rrahman Rama, Drejtori i Policisë Rashit Qalaj, që të mobilizojnë të gjitha njësitet emergjente për t’i dalë në ndihmë shtetit dhe qytetarëve të Shqipërisë me të gjitha kapacitetet e nevojshme”, shkruan Haradinaj.

Shqipëria është tronditur nga një tërmet i fuqishëm në orët e para të mëngjesit të sotëm. Mësohet se epiqendra e tërmetit 6.4 ballë ka qenë në Durrës por është ndjerë në të gjithë vendin. Dëmet materiale janë të panumërta ndërkohë që deri më tani janë raportuar tre viktima.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni kosova solidarizohet me shqiperine ramush haradinaj termet 26 nentor 2019 termet ne shijak kosova solidarizohet me shqiperine ramush haradinaj termet 26 nentor 2019 termet ne shijak

Sondazh

Poll