Bota

Tërmeti tragjik/ Italia ndihmon Shqipërinë, grupet e shpëtimit dhe zjarrëfikësit nisen drejt vendit tonë

26 Nëntor 2019, 13:45 Nga DOSJA
Tërmeti tragjik/ Italia ndihmon Shqipërinë, grupet e

TIRANË- Pas ngjarjes tragjike që tronditi Shqipërinë orët e para të  mëngjesit reagime dhe ndihma të shumta i kanë ardhur në ndihmë vendit  tonë.

Pas  tërmetit me magnitudë 6.5 që goditi bregdetin verior të Shqipërisë, afër Durrësit, është ndjerë edhe në Itali, veçanërisht në Puglia, Basilicata dhe deri në Marche.

Pas lajmeve të vazhdueshme ditën e sotme mbi numrin e të vdekurve dhe të lënduarve shteti italian me autorizimin e Presidentit të Këshillit, Giuseppe Conte,  ka nisur drejt Shqipërisë efektivë dhe mjeteve të posaçme  për t’iu përgjigjur kërkesës për ndihmë ndaj vendit tonë.

“Mbrojtja Civile dhe Kryqi i Kuq italian, po nisen për në Shqipëri.”-shkruan media italiane.

40 anëtarë të “Team User Medium”, grup i specializuar në kërkim shpëtim, janë mobilizuar dhe po nisen drejtë Shqipërisë për të ndihur qytetarët e prekur

Greqia dhe Turqia gjithashtu kanë dërguar aeroplanë.

Burimi: ilsole.24ore.com 

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni giuseppe conte italia jep ndihma per shqiperine termet 26 nentor 2019 tërmeti i fortë godet shqipërinë termeti ne shijak giuseppe conte italia jep ndihma per shqiperine termet 26 nentor 2019 tërmeti i fortë godet shqipërinë termeti ne shijak

Sondazh

Poll