Art&Argëtim

Ish-truproja nxjerr të 'palarat' e Angelina Jolie: I kërkonte fëmijëve të shmangnin kontaktin me babanë e tyre

Në seancën e fundit një ish-roje sigurie që punonte për çiftin dëshmoi se kishte dëgjuar më parë Jolie-n t'i nxiste fëmijët të shmangnin kontaktin me babanë e tyre.

10 Maj 2024, 12:03 Nga S.B
Ish-truproja nxjerr të 'palarat' e Angelina Jolie: I
Angelina dhe Brad

SHBA- Ish-truproja e aktorit Brad Pitt dëshmoi kundër aktores Angelina Jolie, mes mosmarrëveshjeve ligjore të çiftit për pasurinë e Miraval, si dhe kujdestarinë e fëmijëve të tyre. Në seancën e fundit një ish-roje sigurie që punonte për çiftin dëshmoi se kishte dëgjuar më parë Jolie-n t'i nxiste fëmijët të shmangnin kontaktin me babanë e tyre.

Në mënyrë të veçantë, ai pohon se ai dhe anëtarët e tjerë të stafit e dëgjuan atë t'u thoshte fëmijëve që të mos kalonin kohë me Brad gjatë vizitave të tyre.

“Ndërmjet viteve 2000 dhe 2020, kam ofruar shërbime personale të sigurisë për Angelina Jolie dhe familjen e saj, dhe tani ofroj shërbime për Brad Pitt”, tha Tony Webb në dosjen e tij.

Ai pretendon se puna e tij përfshinte sigurinë e Jolie dhe familjes së saj kur ata ishin jashtë SHBA-së. Përveç kësaj, ai ishte përgjegjës për të gjitha marrëveshjet e konfidencialitetit të nënshkruara nga ata që punonin me Angelina Jolie, madje edhe punonjësit e hoteleve ku ajo qëndronte me familjen.

Pas ndarjes së saj me Brad Pitt dhe për disa vite të tjera, ai vazhdoi të punonte për të dhe pikërisht atëherë e dëgjoi aktoren duke i dhënë këshilla fëmijëve të saj për babanë e tyre.

Në fund ai shtoi se ka edhe anëtarë të tjerë të stafit që mund ta konfirmojnë dëshminë e tij, ndërsa ka theksuar se në të kaluarën një punonjës i Jolie i ka kërkuar që të mos dëshmojë.

brad pitt angelina jolie

Sondazh

Poll