Art&Argëtim

U lidh me aktorin 20 vite më të madh, ç'mendim ka Zayn Malik për marrëdhënien e Gigi Hadid dhe Bradley Cooper?

Madje, një burim i afërt me Malik raportoi për US Weekly se 31-vjeçari miraton lidhjen e Gigi Hadid me aktorin.

10 Maj 2024, 11:42 Nga S.B
U lidh me aktorin 20 vite më të madh, ç'mendim ka Zayn
Zayn Malik

BRITANI E MADHE- Këngëtari i njohur Zayn Malik mbështet marrëdhënien e ish-it të tij modeles Gigi Hadid me aktorin Bradley Cooper. Ndonëse çifti nuk u ndanë në mënyrën më të mirë dhe paqësore të mundshme, pasi këngëtari akuzohet për dhunë ndaj nënës së Hadid, duket se tashmë ata janë në marrëdhënie të mira dhe formale për hir të vajzës së tyre.

Madje, një burim i afërt me Malik raportoi për US Weekly se 31-vjeçari miraton lidhjen e Gigi Hadid me aktorin.

“Ai është plotësisht mbështetës”, tha burimi, duke shtuar se Gigi është e emocionuar se si po shkojnë gjërat me Cooper.

U lidh me aktorin 20 vite më të madh, ç'mendim ka Zayn
Zayn, Gigi dhe Bradley

Madje ai ka theksuar se prioritet i modeles është që të kalojë mirë me ish-in, për hir të fëmijës. Gigi Hadid dhe Malik kanë një fëmijë 3-vjeçar së bashku e cila quhet Khai.

zayn malik gigi hadid bradley cooper

Sondazh

Poll