Art&Argëtim

"Para Zotit s’mund të dilni"/ E shpallën të vdekur në rrjete sociale, Adriana Matoshi reagon ndaj lajmeve të rreme: Ka shumë njerëz që ma duan vdekjen...

Në rrjet sidomos në platformën e TikTok, qarkullojnë video në të cilat thuhet se Matoshi ka ndërruar jetë.

9 Maj 2024, 16:59 Nga S.B
"Para Zotit s’mund të dilni"/ E shpallën të
Adriana Matoshi

KOSOVË- Deputetja dhe aktorja e njohur kosovare Adriana Matoshi ka reaguar pas lajmeve dhe videove në mediat sociale që kanë të bëjnë me shëndetin e saj. Në rrjet sidomos në platformën e TikTok, qarkullojnë video në të cilat thuhet se Matoshi ka ndërruar jetë.

Historia e Adrianës me tumorin është e njohur por deputetja ja ka dalë mbanë të shërohet disa herë prej tij. Megjithatë ajo ka vendosur që screenshotin e njërës nga videot në fjalë ta komentojë publikisht.

"Para Zotit s’mund të dilni"/ E shpallën të
Adriana Matoshi

“Ka shumë njerëz që ma duan vdekjen, por para Zotit s’mundeni të dilni, çfarë të bëjë që ai dëshiron që unë të jetoj fuqishëm?” shkroi Adriana.

Për më tepër një tjetër fakt që ka acaruar deputeten është edhe ngatërresa që i bëjnë shpesh emrit të saj.

“Me D e kam emrin o popull. ADriana sa herë me ju tregu?” shtoi ajo.

adriana matoshi

Sondazh

Poll