Art&Argëtim

FOTO/ Justin dhe Hailey Bieber së shpejti prindër për herë të parë, çifti ndan momente nga ngjarja e lumtur

Hailey dhe Justin kanë qenë shumë të hapur për dëshirën e madhe për të pasur fëmijë.

10 Maj 2024, 11:32 Nga S.B
FOTO/ Justin dhe Hailey Bieber së shpejti prindër për herë
Justin dhe Hailey

SHBA- Këngëtari Justin Bieber dhe gruaja e tij Hailey janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Çifti njoftoi lajmin e lumtur në Instagram ditën e djeshme, duke shpërndarë video dhe foto nga një sesion fotografik profesional ku duket sikur kanë rinovuar edhe betimet e tyre të martesës.

Hailey pozon me një fustan të bardhë që i ngjan fustanit të nusërisë dhe në fotot e mëposhtme i del në pah edhe barku i rrëmbullakosur. Hailey dhe Justin kanë qenë shumë të hapur për dëshirën e madhe për të pasur fëmijë.

Kishte ditë që fansat aludonin për një shtatzëni të mundshme duke marrë shkasë nga veshjen gjera të modeles si dhe mos-pjesëmarrjen në Met Gala.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Justin Bieber (@justinbieber)

hailey bieber justin bieber

Sondazh

Poll