Art&Argëtim

FOTOT/ Brenda shtëpisë madhështore të Drew Barrymore, aktorja e nxjerr në shitje për shifrën marramendëse

Sipas informacioneve aktorja e ka nxjerrë pronën luksoze në shitje për 8.45 milionë dollarë.

9 Maj 2024, 16:21 Nga S.B
FOTOT/ Brenda shtëpisë madhështore të Drew Barrymore,
Drew Barrymore

SHBA- Aktorja e njohur Drew Barrymore ka nxjerrë në shitje shtëpinë e saj luksoze në Hamptons. Ylli 49-vjeçar i filmit bleu pronën e madhe në Sagaponack, Nju Jork në vitin 2019 dhe mendohet se kishte paguar 5.5 milionë dollarë në atë kohë.

Së bashku me shtëpinë kryesore, e cila ka shtatë dhoma gjumi dhe pesë banja, prona përfshin gjithashtu një bujtinë me një dhomë gjumi. Karakteristika të tjera të shtëpisë luksoze përfshijnë një zyrë, si dhe një dhomë media/teatër si dhe një bodrum të përfunduar.

Sipas informacioneve aktorja e ka nxjerrë pronën luksoze në shitje për 8.45 milionë dollarë. Më poshtë mund të gjeni fotot nga prona duke nisur nga dhomat e ndenjes, dhomat e gjumit, tualetet apo edhe kopshti me pishinë.

drew barrymore shba

Sondazh

Poll