Art&Argëtim

"Shoh njerëz të vdekur dhe fantazma"/ Aktorja Kate Hudson habit me rrëfimin, pranon se dhe nëna saj ka të njejtën dhunti

Aktorja foli në "Howard Stern Show" dhe tha se ajo dhe nëna e saj, Goldie Hawn, mund të lidhen me palën tjetër pra me shpirtrat.

10 Maj 2024, 11:53 Nga S.B
"Shoh njerëz të vdekur dhe fantazma"/ Aktorja Kate Hudson
Kate Hudson

SHBA- Aktorja e njohur Kate Hudson dha një intervistë së fundmi dhe foli për përvojat metafizike që pretendon se ka jetuar. Aktorja foli në "Howard Stern Show" dhe tha se ajo dhe nëna e saj, Goldie Hawn, mund të lidhen me palën tjetër pra me shpirtrat.

Siç tha ajo, nënë e bijë mund të shohin fantazma.

“Unë mund të shoh gjithçka. Kur isha një vajzë e vogël, ishte vërtet e frikshme për mua sepse shihja fantazma gjatë gjithë kohës," tha aktorja.

Kur prezantuesja më vonë e pyeti nëse mund ta shihte babain e saj të vdekur, ajo u përgjigj: Nuk është kështu. Është si të marrësh disa mesazhe. Është disi si shqisa e gjashtë. Është si të shohësh njerëz të vdekur.

Së fundi, aktorja foli edhe për jetën pas vdekjes, duke thënë se e konsideron atë një temë shumëdimensionale dhe jo aq të thjeshtë sa mendojmë ne.

“Është më shkencore nga sa e dimë. Mendoj se është një gjë shumëdimensionale. Ne mendojmë se duhet të dimë gjithçka, por thjesht nuk e dimë. Dhe do ta shohim kur të arrijmë atje, por mendoj se do të jetë shumë e çuditshme”, tha ajo në mbyllje.

kate hudson

Sondazh

Poll