Art&Argëtim

VIDEO/ "Titan" elektrizon skenën e Eurovizion 2024! Besa Kokëdhima shkëlqen me performancën e saj

Besa Kokëdhima është renditur e 2-ta në radhë për të performuar në gjysmëfinalen e dytë të Eurovision 2024, një nga ngjarjet muzikore më të ndjekura me miliona shikues.

9 Maj 2024, 21:56 Nga I.A
VIDEO/ "Titan" elektrizon skenën e Eurovizion 2024! Besa
Besa Kokëdhima

SUEDI- Besa Kokëdhima dhuroi shumë energji dhe adrenalinë me këngën e saj “Titan” të cilën e këndoi në gjuhën angleze dhe ndezi skenën në Malmo Arena, Suedi. Kokëdhima është renditur e 2-ta në radhë për të performuar në gjysmëfinalen e dytë të Eurovision 2024, një nga ngjarjet muzikore më të ndjekura me miliona shikues.

Të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit mund të votojnë për Shqipërinë me kodin 02 për të provuar sërish emocionet e forta që përcolli Besa Kokëdhima me këngën përfaqësuese në natën finale që do të mbahet më 11 maj.

 

besa kokëdhima

Sondazh

Poll