Politike

Meta: Në Dogana dhe Tatime ka 500 raste nepotizmi, 3.3 mld euro u vidhen çdo vit shqiptarëve

Ai thotë se pas çrrënjosjes së nepotizmit në partinë e tij do të çrrënjosë edhe nepotizmin edhe në administratën shtetërore. 

10 Maj 2024, 09:29 Nga r.ll
Meta: Në Dogana dhe Tatime ka 500 raste nepotizmi, 3.3 mld euro u vidhen
ilir meta

TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka thënë sërish sot se ka 500 raste nepotizmi ka në Dogana dhe Tatime.

Përmes një postimi në Facebook, Meta shprehet se 3.3 miliardë euro u vidhen çdo vit shqiptarëve, që sipas tij për shkak të këtij nepotizmi nuk hyjnë në buxhetin e shtetit. 

Ai thotë se pas çrrënjosjes së nepotizmit në partinë e tij do të çrrënjosë edhe nepotizmin edhe në administratën shtetërore. 

“Ne që po çrrënjosim nepotizmin sot si fenomen në partinë tonë, ne do ta çrrënjosim nepotizmin nesër për 24 orë në administratën shtetërore. 500 raste nepotizmi ka në Dogana dhe Tatime. 3.3 miliardë euro u vidhen çdo vit shqiptarëve, që nuk hyjnë në Buxhetin e Shtetit për shkak të këtij nepotizmi dhe korrupsioni kriminal.”, shkruan Meta.

ilir meta

Sondazh

Poll