Politike

Publikohet vendi i takimit, Rama: Kalojeni me ne këtë moment të veçantë krenarie për të gjithë shqiptarët e Greqisë

Përmes një njoftimi në Facebook, ai ka treguar edhe vendin se ku do të mbahet takimi, ndërsa fton të gjithë shqiptarët në Athinë dhe rrethinat që ti bashkohen këtij mitingu,

10 Maj 2024, 08:15 Nga r.ll
Publikohet vendi i takimit, Rama: Kalojeni me ne këtë moment të
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë detaje nga takimi që ai do të zhvillojë me diasporën në Athinë.

Përmes një njoftimi në Facebook, ai ka treguar edhe vendin se ku do të mbahet takimi, ndërsa fton të gjithë shqiptarët në Athinë dhe rrethinat që ti bashkohen këtij mitingu,

“MIRËMËNGJES dhe me ftesën që më në fund ka edhe adresën, duke i ftuar ata ndër ju që janë në Athinë ose rrethina, e që munden ta kalojnë me ne që vijmë nga Shqipëria këtë moment të veçantë krenarie për të gjithë shqiptarët e Greqisë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Kryeministri do të niset drejt Athinës me charter privat mbrëmjen e së shtunës për tu takuar më pas me emigrantët të dielën në orën 11:00.  Takimi do të hapet me një koncert ku do të jenë të ftuar këngëtarë shqiptarë. Sakaq dy ditë më parë homologu i Ramës, Mitsotakis e ka cilësuar vizitën e tij si të panevojshme, ndërsa u shpreh se Rama nuk është një i ftuar i qeverisë por gjithsesi ata nuk e ndalojnë dot vizitën e tij.

Duket se vizita e Ramës nuk është fort e rëndësishme për homologun e tij, thënë kjo nga fakti se Mitsotakis nuk do të jetë në Athinë në datë 12 Maj. Sias mediave turke ai do të udhëtojë të dielën drejt Ankarasë ku pritet të zhvillojë një takim me presidentin turk Erdogan, më 13 Maj.

edi rama takim me diasporen ne athine

Sondazh

Poll