Politike

Pr/ligji për shëndetin riprodhues/ Meta: Kavie eksperimentale! Pjesë e axhendës antikombëtare të shpopullimit

Meta deklaroi se PL është kundër këtij projektligji që sipas tij zhbërbën kombin. Meta thekson ndër të tjera se ky projekt ligj i trajton njerëzit si kavie eksperimentale.

9 Maj 2024, 21:00 Nga B.Z
Pr/ligji për shëndetin riprodhues/ Meta: Kavie eksperimentale!
Ilir Meta

TIRANË - Kreu i PL-së Ilir Meta është shprehur mbrëmjen e sotme se projektligji për shëndetin seksual dhe riprodhues është pjesë e axhendës antikombëtare të shpopullimit. Meta deklaroi se PL është kundër këtij projektligji që sipas tij zhpërbën kombin. Meta thekson ndër të tjera se ky projekt ligj tregon se Shqipëria po trajtohet si kavie eksperimentale.

Meta: Asgjë nuk ka ndodhur rastësisht në këtë vend, gjithcka ka qenë pjesë e axhendës antikombëtare të shpopullimit, siç ishte edhe projektligji më i fundit i surrogatizmit. Ne nuk do ta lejojmë zhbërjen e këtij kombi. Une kam një mision të ndaloj shpopullimin e Shqipërisë dhe shndërrimin e këtij vendi në një fermë surrogatosh nga internacionalja e surrogatove nga e gjithë bota. Shqipëria nuk mund të trajtohet si një kavie eksperimentale.

ilir meta shpopullim

Sondazh

Poll