Vizita e Ramës në Athinë, Mitsotakis largohet drejt Ankarasë/ Zbardhen detaje nga takimi
Rama, Mitsotakis ATHINË - Kryeministri Edi Rama pritet të niset pasditen e së shtunës drejt Greqisë për vizitën që ...
Por sipas tij, deri në vitin 2013, rruga e Shqipërisë ishte drejt BE-së, por pas ardhjes në pushtet të Edi Ramës, integrimi evropian u shndërrua në një horizont që largohet nga viti në vit.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij mbrëmjen e sotme ka folur për 9 majin, ditën e Europës. Por sipas tij, deri në vitin 2013, rruga e Shqipërisë ishte drejt BE-së, por pas ardhjes në pushtet të Edi Ramës, integrimi evropian u shndërrua në një horizont që largohet nga viti në vit.
PJESË NGA FJALA E BERISHËS:
Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta. Mirënjohje të pakufishme ndaj jush qëndrestare dhe qëndrestarë të lirisë, dinjitetit dhe shpresës. Të dashur miq, sot për popujt e vendeve anëtare të BE është Dita e Europës, dita e themelimit në vitin 1950 të ëndrrës më të bukur të kombeve evropiane, ëndrrës më të magjishme, më të mrekullueshme të historisë së Europës, bashkimit të tyre në BE. Kjo ëndërr vinte nga aspiratat për liri, paqe dhe dinjitet të kombeve evropiane.
Me këtë ëndërr u zgjuan të rinjtë shqiptarë në vitin 1990 dhe moton ‘E duam Shqipërinë si gjithë Evropa’ e bënë moton e revolucionit demokratik të tyre.
Kjo rrugë, rruga e integrimit të Shqipërisë në BE nuk ishte një rrugë e thjeshtë pasi Shqipëria dilte nga diktatura oruelliane, më e egër që Europa kishte njohur ndonjëherë. Megjithatë, miqtë e mi, në vitet 2005-2013 shqiptarët dhe Shqipëria ecën normalisht në këtë rrugë. Firmosën Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, e ratifikuan atë nga 27 vende, dorëzuan kërkesën për vend anëtar në BE. Liberalizuan vizat, plotësuan të gjitha kushtet për statusin e vendit kandidat.
Por me ardhjen në pushtet të Edi Ramës, me muret që filloi të ngrejë që në fillim të vjedhjes së shqiptarëve, me kanabizimin e vendit dhe shndërrimin e Shqipërisë në Kolumbinë e Europës, me zëvendësimin e shtetit ligjor me narkoshtetin e vetëm në Evropë, me shkatërrimin e institucioneve dhe sistemit të drejtësisë, e bëri Shqipërinë një vend që varfërohej nga viti në vit.
Një vend të pajetueshëm për shqiptarët. E bëri Shqipërinë një protektorat të krimit, të drogës. Asgjësoi votën e lirë me mekanizmin e shndërrimit të votës në krim dhe krimit në votë. Për të gjitha këto miqtë e mi, integrimi evropian u shndërrua në një horizont që largohej nga viti në vit dhe hapja e negociatave u shty jo një herë, por u shty pesë herë përpara vendimit për hapjen në parim dhe tre herë të tjera pas këtij vendimi.
Rama, Mitsotakis ATHINË - Kryeministri Edi Rama pritet të niset pasditen e së shtunës drejt Greqisë për vizitën që ...
Maqedoni e Veriut - Presidentja e sapozgjedhur e Maqedonisë së Veriut, Gordana Sijlanovska Davkova i është përgjigjur kreut të P...
TIRANË - Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka hedhur poshtë pretendimet e kreut të PD-së së ...
Majlinda Bregu SHQIPËRI - Sekretarja e Përgjithshme të RCC- së, Majlinda Bregu është shprehur me rastin e Ditës së ...
Ervin Salianji TIRANË - Kryetari i Komisionit Hetimor për sistemin TIMS Ervin Salianji, ka deklaruar ditën e sotme se deputetët sociali...
Ina Zhupa TIRANË - Deputetja demokrate Ina Zhupa, ka deklaruar se drejtorët e Bashkisë Tiranë të arrestuar për aferën &l...
Sali Berisha TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka uruar shqiptarët, për 9 Majin, e njohur si dita e Europës.G...
Berisha, Irena Gjoka TIRANË - "Fytyra e zezë e drejtësisë së re”,- kështu e ka cilësuar kreu i PD-së Sali Ber...
Dashnor Sula TIRANË - "Mos e dhënë Zoti që vendi të bjerë në dorën e Veliajt”, - kështu është ...
KQZ TIRANË- Elvis Çefa do të jetë relatori i ankimimit të Partisë Socialiste, që kundërshton vendimin e Komisione...