Politike

Meta: Statusi i ri po lëshon një energji nukleare. Tani në PL vendos meritokracia

Meta është shprehur se tani në PL vendos meritokracia. Sa i takon konventës së PL-së, ai shton se ka qënë Konventa më demokratike, e hapur për të gjithë.

9 Maj 2024, 20:52 Nga B.Z
Meta: Statusi i ri po lëshon një energji nukleare. Tani në PL
Ilir Meta

TIRANË - Kreu i PL-së Ilir Meta, ka folur mbrëmjen e sotme për 5 prioritetet e kësaj force politike. I ftuar në A2CNN, Meta është shprehur se statusi i ri po lëshon një energji nukleare dhe se tani në PL vendos meritokracia. Sa i takon konventës së PL-së, ai shton se sipas tij ka qënë Konventa më demokratike, dhe e hapur për të gjithë.

Meta: Kryetema e Konventës ishin 5 prioritetet për 4 milion shqiptarë plus. Tani në Partinë e Lirisë vendos meritokracia. Ka qenë Konventa më demokratike që mund të ketë ndodhur në Shqipëri, nga hapja me këngën “Për ty Atdhe” deri tek mbyllja me këngën “Ku ka si ti o Shqipëria ime”. Partia e Lirisë është sot më e hapur se kurrë. Partia ka nevojë për një drejtim dhe përgjegjësi të qartë. Jemi një parti demokratike që e kemi të lejuar fraksionin. Nuk është shkarkuar askush nga Partia.

 

ilir meta pl

Sondazh

Poll