Politike

Paraqitja në SPAK/ Haxhiu: Do flas kur të marrë dritën jeshile nga Prokuroria e Posaçme

Haxhiu deklaroi se zhvilloi një intervistë me prokurorët por sot në mbrëmje i ftuar në emisionin Çim Peka" në Syri TV theksoi se do të flasë vetëm në momentin kur SPAK t’i japë “dritën jeshile” që kjo çështje të bëhet publike.

9 Maj 2024, 21:28 Nga B.Z
Paraqitja në SPAK/ Haxhiu: Do flas kur të marrë dritën
Baton Haxhiu

TIRANË - Analisti Baton Haxhiu, është treguar i rezervuar në lidhje me paraqitjen e tij në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) paraditen e sotme. Pas daljes nga SPAK për gazetarët Haxhiu deklaroi se zhvilloi një intervistë me prokurorët por sot në mbrëmje i ftuar në emisionin Çim Peka" në Syri TV theksoi se do të flasë vetëm në momentin kur SPAK t’i japë “dritën jeshile” që kjo çështje të bëhet publike.

Pyetje: Je thirrur në SPAK, menjëherë pasi Veliajt, cila ishte arsyeja dhe për çfarë je pyetur? Për inceneratorët?

“Mos u bëj banal Çim Peka. Jam i lumtur që kam biseduar me prokurorët dhe kemi krijuar atmosferë për të biseduar sërish me atë që po ndodh në SPAK. Unë nuk ndihmova askënd, ishte një bisedë që unë kam obligim etik që kur kam dalë nga prokuroria të mos flas për mediat. Nuk do shkoj më në SPAK. Unë mund të flas vetëm në momentin kur të marrë dritën jeshile nga SPAK e cila do ta bëjë publike çeshtjen”, tha Haxhiu.

baton haxhiu

Sondazh

Poll