Politike

Protesta te Bashkia/ Berisha: Do nxjerrim për zverku Erion Veliajn, ta cojmë atje ku ka vendin!

Ai fton të gjithë të qytetarët ti bashkohen protestët së radhës, ditën e martë.

9 Maj 2024, 21:16 Nga B.Z

Protesta te Bashkia/ Berisha: Do nxjerrim për zverku Erion Veliajn, ta

TIRANË - Kreu i PD-së Sali Berisha i ka cilësuar protestat e mbajtura te Bashkia e Tiranës, si një betejë të hapur kundër korrupsioni dhe vjedhjes. Në fjalën e tij në tubimin qytetar, Berisha bëri thirrje për mosbindje civile derisa sipas tij të përmbyeat diktatura që bazohet në vjedhje, krim dhe drogë.

Në përfundim ai ftoi të gjithë të qytetarët ti bashkohen protestës së radhës, ditën e martë.

"Miqtë e mi, do ta mbyll këtë fjalë me ftesën, që këtë ditë të madhe të betoheni jo e duam Shqipërinë si Europa, por do e bëjmë Shqipërinë si Europa.Do e bëjmë Shqipërinë si Europa.Do e bëjmë Shqipërinë si Europa. Do e bëjmë Shqipërinë si Europa.Ndaj dhe ditën e martë më europianë se kurrë, më europianë se kurrë drejt përmbysjes së hajdutëve të bashkisë. Nxjerrjes për zverku të Erion Veliajt dhe shoqërimit të tij atje ku e ka vendin. Asgjë nuk do u ndalë ju pa thërrmuar, pa shpartalluar sistemin e vjedhjeve të tmerrshme. Pa përmbysur diktaturën e tmerrshme të bazohet në vjedhjen, vjedhjen, krimin dhe drogën. Rrofshi ju, rroftë Shqipëria. Fitore, fitore, fitore",- përfundoi Berisha.

sali berisha proteste erion veliaj

Sondazh

Poll