Politike

Çështja e gjyqtares Gjoka/ Berisha: Ndërkombëtarët të mos e shesin gjizën për djathë!

Gjatë fjalës së tij në tubimin qytetar, Berisha shprehet se kjo është fytyra e drejtësisë së re, ndërsa u ka bërë thirrje ndërkombëtarëve “të mos e shesin gjizën për djathë”, pra sipas tij të mos përpiqen të mashtrojnë shqiptarët, duke sfumuar çështjen.

9 Maj 2024, 21:04 Nga B.Z
Çështja e gjyqtares Gjoka/ Berisha: Ndërkombëtarët
Sali Berisha

TIRANË - Kreu i PD-së, Sali Berisha ka kometuar sërish mbrëmjen e sotme çështjen e gjyqtares Irena Gjoka, e cila akuzohet se është dënuar në Greqi,  nën akuzën e falsifikimit të dokumenteve. Gjatë fjalës së tij në tubimin qytetar, Berisha shprehet se kjo është fytyra e drejtësisë së re, ndërsa u ka bërë thirrje ndërkombëtarëve “të mos e shesin gjizën për djathë”, pra sipas tij të mos përpiqen të mashtrojnë shqiptarët, duke sfumuar çështjen.

Berisha: Kam një apel për ndërkombëtarët. Mos i mendoni shqiptarët të pamençur, gaboheni rëndë shumë. Mos u përpiqni t’u shisni gjizën për djathë. Ka shumë defekte, por u garantoj se për intelekt nuk u ka munguar kurrë. Mbrapshtia e tyre në histori nuk vijnë nga mungesa e intelektit, vijnë nga tipare të tjera. Por ai nuk u ka munguar. Mos shisni...

Ja fytyra e drejtësisë së re. Një nga një do i nxjerrim. A e dini ju se kjo Irena me tre mbiemra, komisionari publik i vetingut kërkoi që të hetohet më tej. Midis të tjerash, kjo është unike në botë që ka deklaruar se këto para m’i ka dhënë ish-gruaja e burrit. Kjo vetëm te ajo mund të dëgjosh një gjë të tillë. Ajo mund të deklarojë çdo gjë, por njeri në botë që të pranojë se paratë borxh ia ka dhënë gruaja e burrit, përveç vetorëve të korruptuar nuk ekzistojnë.

A doni t’u jap shembuj, jo një por disa? Nuk ua kanë pranuar gjykatësve paratë që i ati i ka ndarë nga rroga e saj dhe ia ka dhënë në momentin e fejesës apo martesës, një traditë shqiptare nga më të konsoliduarat. Nuk kanë pranuar dhuratat që baballarët u kanë bërë vajzave apo djemve. Kurse kësaj i pranuan borxhin e asaj që i ka marrë burrin.Kësisoj mileti janë.

sali berisha irena gjoka

Sondazh

Poll