Politike

Thaçi për tërmetin në Shqipëri: Jemi me ju, Forcat e Sigurisë së Kosovës janë nisur drejt zonave të dëmtuara

26 Nëntor 2019, 07:30 Nga DOSJA
Thaçi për tërmetin në Shqipëri: Jemi me ju, Forcat e

TIRANË- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas tërmetit në Shqipëri ku shkruan se ka paur një komunikimi me Edi Ramën dhe është infomuar për dëmet e shumta që janë shkaktuar.

Thaçi në një reagim në Facebook, shton se se Kosova është në mbështejtet të të gjithë shqiptarëve dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës janë nisur drejt zonav të dëhmtuara.

Sapo fola me kryeministrin Edi Rama, ku u informova për gjendjen pas tërmetit që goditi Shqipërinë. Kryeministrit Rama, në emër të qytetarëve të Kosovës i shpreha ngushëllimet më të sinqerta për viktimat që pësuan nga tërmeti. Kryeministrin Rama e sigurova se Kosova do të jetë në mbështetje dhe përkrah Shqipërisë. Tashmë njësitë përkatëse të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë nisur drejt zonave të dëmtuara nga tërmeti”, shkruan Thaçi.

Shqipëria është tronditur nga një tërmet i fuqishëm në orët e para të mëngjesit të sotëm. Mësohet se epiqendra e tërmetit 6.4 ballë ka qenë në Durrës por është ndjerë në të gjithë vendin. Dëmet materiale janë të panumërta ndërkohë që deri më tani janë raportuar tre viktima.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike hashim thaci termet 26 nentor 2019 termet ne shijak hashim thaci termet 26 nentor 2019 termet ne shijak

Sondazh

Poll