Art&Argëtim

E rëndë në Kosovë/ Këngëtarja Teuta Selimi dhunohet nga bashkëshorti dhe vëllai i saj, çfarë dihet deri më tani

Rasti i parë u raportua në orët e para të së mërkurës kur Teuta raportoi për dhunë bashkëshortin e saj Patrik Neziri.

9 Maj 2024, 14:39 Nga S.B
E rëndë në Kosovë/ Këngëtarja Teuta Selimi
Teuta Selimi

KOSOVË- Këngëtarja kosovare, Teuta Selimi ka kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës, dy herë brenda 48 orëve, duke denoncuar fillimisht bashkëshortin e më pas edhe të vëllain. Rasti i parë u raportua në orët e para të së mërkurës kur Teuta raportoi për dhunë bashkëshortin e saj Patrik Neziri.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se një konflikt verbal mes çiftit dyshohet se eskaloi në dhunë fizike, ku i dyshuari kishte goditur disa herë Teutën në kokë. Mësohet se Prokurori i Shtetit të Kosovës nuk e ka arrestuar Nezirin por e ka liruar në procedurë të rregullt.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije se këngëtarja ka kërkuar ndihmë nga Policia mbrëmë pas mesnate. Teuta ka denoncuar këtë herë vëllain e saj, Agron Selimin, për dhunë në familje. Sipas informacioneve të para, bazuar në dëshminë e saj, i dyshuari e ka sulmuar fizikisht për shkak të një debati lidhur me rastin që e kishte denoncuar një ditë më parë.

Policia është vënë në lëvizje dhe ka marrë në pyetje palët e përfshira në rast dhe më pas është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit. Me vendim të prokurorit, vëllai i këngëtares është dërguar në paraburgim për 48 orë dhe ndaj tij është vënë akuza e veprës penale “Dhuna në familje”.

teuta selimi dhune ne familje

Sondazh

Poll