Art&Argëtim

Sydney Sweeney "humbet" delikatesën, së shpejti ngjitet në ringun e boksit

Sweeney konfirmoi se do t'i duhet gjithashtu të transformojë trupin e saj në mënyrë që të duket sa më tërheqëse për rolin e saj të ardhshëm.

9 Maj 2024, 12:51 Nga S.B
Sydney Sweeney "humbet" delikatesën, së shpejti ngjitet
Sydney dhe Christy

SHBA- Kur aktorja Sydney Sweeney u shfaq në eventin Met Gala me flokë të zeza, gazetarët filluan të bënin pyetje për të parë nëse ajo e bëri këtë si përgatitje për një rol të ri. Së fundmi burimet nga mediat e huaja kanë zbuluar arsyen pse ajo ndryshoi pamjen e saj në një mënyrë kaq dramatike.

Sweeney konfirmoi se do t'i duhet gjithashtu të transformojë trupin e saj në mënyrë që të duket sa më tërheqëse për rolin e saj të ardhshëm. Siç rezulton, Sweeney është zgjedhur për të luajtur në filmin biografik të Christy Martin.

Christy Martin është një boksiere profesioniste, e cila fitoi titullin në vitin 2009, ajo ishte aktive midis viteve 1989 dhe 2012. Në vitin 2020, ajo u bë boksierja e parë femër që u fut në Sallën e Famës Ndërkombëtare të Boksit.

Sydney Sweeney "humbet" delikatesën, së shpejti ngjitet
Sydney dhe Christy

Duke folur për ‘Dealine’, Sydney Sweeney tha: Unë u përballa dhe bëra kikboks nga mosha 12-19 vjeç. Kam pasur dëshirë që të kthehem në ring, të stërvitem dhe të transformoj trupin tim. Historia e Christy nuk është e lehtë, është kërkuese fizikisht dhe emocionalisht, ka shumë peshë si rol, historia e Christy-it ndriçon ngritjen e saj të pabesueshme në majë, ndërkohë që tregon betejat e famës.

sydney sweeney

Sondazh

Poll