Art&Argëtim

Humbi 36 kilogramë, Khloe Kardashian zbulon produktin që hoqi menjëherë nga dieta ushqimore

Ylli i "Kardashians" shpjegoi se ndryshimet në stilin e jetesës e bënë më të lehtë humbjen e kilogramëve.

9 Maj 2024, 15:46 Nga S.B
Humbi 36 kilogramë, Khloe Kardashian zbulon produktin që hoqi
Khloé Kardashian

SHBA- Khloé Kardashian zbuloi se si humbi 36 kilogramë pasi solli në jetë vajzën e saj True në 2018. Ylli i "Kardashians" shpjegoi se ndryshimet në stilin e jetesës e bënë më të lehtë humbjen e kilogramëve.

"Unë hoqa të gjitha pijet e gazuara" tha ajo gjatë një paraqitjeje në episodin e së martës në podcastin "She MD". “Pak nga pak fillova ti hiqja disa gjëra.”

Sipas Daily Mail, Kardashian tani peshon vetëm 55 kilogramë. Kardashian pranoi se dieta dhe humbja e peshës nuk ishin kurrë të lehta për të, pasi ajo ka qenë mbipeshë gjatë jetës së saj.

Bashkëthemeluesja e "Good American" gjithashtu e gjeti veten në palestër pesë ditë në javë duke bërë intervale kardio me ngritjen e peshave.

“Tani që jam mirë për sa i përket trupit, që më pëlqen, ha çfarë të dua”, shpjegoi ajo. “Por për shkak se truri im është kaq i stërvitur, unë nuk dëshiroj më të haj as gjysmën e mbeturinave që haja më parë.”

khloe kardashian

Sondazh

Poll