Art&Argëtim

VIDEO/ Tensione gjatë provës së Izraelit në Eurovizion, publiku brohoret me të madhe: Palestinë e lirë

Në të njëjtën kohë, u ngritën flamuj dhe simbole pro Palestinës, të cilat janë ndaluar nga autoriteti organizator EBU.

9 Maj 2024, 14:04 Nga S.B
VIDEO/ Tensione gjatë provës së Izraelit në Eurovizion,
Eden Golan

SUEDI- Prova e përfaqësueses së Izraelit, Eden Golan për gjysmëfinalen e dytë të Eurovisionit nuk mori reagimet më të mira dhe pozitive. Këngëtarja, e cila sonte do të garojë e 14-ta me këngën 'Uragan', mori brohoritje të forta, ku shumë nga publiku brohorisnin sloganin 'Palestinë e lirë'.

Të bërtiturat nuk pushuan aspak gjatë provës së saj. Në të njëjtën kohë, u ngritën flamuj dhe simbole pro Palestinës, të cilat janë ndaluar nga autoriteti organizator EBU.

Parashikimet e deritanishme tregojnë se Izraeli jo vetëm që do të kalojë në finalen e madhe të së shtunës, por është edhe në dhjetëshen e parë të finales. Sipas transmetuesit publik izraelit Kan, kënga "Hurricane" është një baladë që tregon historinë e një gruaje që po përjeton një krizë personale.

 

eurovizion izrael

Sondazh

Poll