Art&Argëtim

VIDEO/ Tërhoqi vëmendjen në Met Gala, pamjet nga modifikimi i fustanit të Demi Moore bëhen virale

Në tapetin e kuq, Moore deklaroi se pavarësisht pamjes, fustani nuk ishte aspak i rëndë.

9 Maj 2024, 14:17 Nga S.B
VIDEO/ Tërhoqi vëmendjen në Met Gala, pamjet nga modifikimi i
Demi Moore

SHBA- Aktorja amerikane Demi Moore tërhoqi vëmendjen në tapetin e kuq të Met Gala e veshur me një fustan të përpunuar në formë zemre nga Harris Reed, të cilin e kombinoi me një gjerdan Cartier. Sipas stilistit të modës Brad Goreski, pjesa me porosi u bë duke përdorur një sixhade mëndafshi 60-vjeçare dhe mori mbi 11,000 orë qëndisje.

Në tapetin e kuq, Moore deklaroi se pavarësisht pamjes, fustani nuk ishte aspak i rëndë. Ndërkohë Reed tha se ishte frymëzuar nga “ndjesia me lule” që ngjallte gjerdani Cartier.

Në një video e cila ka qarkulluar në rrjetet sociale, shohim aktoren duke hequr pjesën e sipërme të fustanit, në mënyrë që të mund të ecë nëpër muze dhe të shijojë mbrëmjen. Aktorja ka shpërndarë postime në të cilat tregon se si është përgatitur për natën e madhe.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Demi Moore (@demimoore)

demi moore

Sondazh

Poll