9 Maj 2024, 18:20
Nga B.Z

TIRANË - Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka hedhur poshtë pretendimet e kreut të PD-së së vulës, Lulzim Bashës se nga amnistia penale përfituan 100 zyrtarë, duke deklaruar se kanë përfituar vetëm 4 qytetarë.
Nga foltorja e Kuvendit, Bardhi u shpreh se i është drejtuar me një kërkesë për informacion Prokurorisë së Posaçme SPAK dhe kjo e fundit ka konfirmuar se vetëm 4 persona janë liruar nga amnistia penale, pjesa tjetër janë liruar nga GJKKO, teksa ka publikuar edhe foto nga dokumentet.
"Kush nuk prodhon dot politikë, e ka të vetmen rrugë gënjshtrën për t’u bërë lajm, - shprehet Bardhi duke thumbuar kështu Bashën.
Fjala e plotë e Bardhit:
I shqetësuar nga lajmet e keqinterpretuar në media, se nga amnistia përfituan lirinë nga burgu “100 zyrtarë të korruptuar”, me datë 25 Prill 2024, i jam drejtuar zyrtarisht SPAK me një kërkesë për informacion. Dje jam informuar zyrtarisht nga drejtuesi i SPAK, të cilin dua ta falenderoj për korrektesën, nga ku më rezulton se e gjitha çka u pretendua edhe sot në mengjes në këtë sallë është një gënjeshtër e madhe.
SPAK ka detajuar, shpjeguar dhe sqaruar, historinë e rreme se nga amnistia u liruan nga burgu apo përfituan ulje të kohës së qëndrimit në burg “100 zyrtarë të korruptuar”, një e pavërtetë e madhe, që fryhet/sajohet nga ata që as nuk kuptojnë çfarë lexojnë dhe as nuk duan të kuptojnë, por kanë vendosur të qëndrojnë deri në fund tek politika e gënjeshtrës së ditës: “bëjmë sikur themi dicka të pavërtetë, pa thënë asgjë në interes të qytetarëve” që të bëhemi lajm i ditës. Kush nuk prodhon dot politikë, e ka të vetmen rrugë gënjshtrën për t’u bërë lajm. Kush nuk bën dot opozitë reale me qeverinë e Edi Ramës, e ka të vetmen rrugë sajimin e kauzave të rreme për t’u bërë lajm.
Nga sqarimi i SPAK rezulton e qartë se:
1. Asnjë subjekt i posaçëm i SPAK nuk ka përfituar nga Aministia.
2. Asnjë procedim penal nën hetim nga SPAK apo proces gjyqësor i pa përfunduar me vendim të formës së prerë nuk ka përfituar nga Aministia.
3. Asnjë gjyqtar apo prokuror nuk ka qenë në burg në kohën e hyrjes në fuqi të Amnistisë dhe për pasojë nuk kishte sesi të përfitonte lirimin nga burgu.
4. Nga 18 vepra penale që janë në kompetencë të SPAK (nenet 244, 244/a, 245, 245/1, 257, 258, 259, 259/a, 260, 312, 319, 319/a, 319/b, 319/c, 319/ç, 319/d, 319/dh dhe 319/e) vetëm 1 vepër penale, pra personat e dënuar për veprën penale të parashikuar në nenin 245/1 “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publik”, kanë përfituar nga amnistia.
5. Statistikat e dhënë nga SPAK i referohen këtyre subjekteve, pra qytetarë që kanë qenë të dënuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm.
6. Nga e gjitha shifra e referuar nga SPAK lirimin nga burgu kanë përfituar vetëm 4 qytetarë, ndërkohë që pjesa tjetër nuk kanë qenë në burg, sepse janë liruar nga vetë GJKKO.
gazmend bardhi pd
Politike
9 Maj 2024, 18:01
B.Z
Majlinda Bregu
SHQIPËRI - Sekretarja e Përgjithshme të RCC- së, Majlinda Bregu është shprehur me rastin e Ditës së ...
Politike
9 Maj 2024, 17:48
B.Z
Ervin Salianji
TIRANË - Kryetari i Komisionit Hetimor për sistemin TIMS Ervin Salianji, ka deklaruar ditën e sotme se deputetët sociali...
Politike
9 Maj 2024, 17:38
B.Z
Ina Zhupa
TIRANË - Deputetja demokrate Ina Zhupa, ka deklaruar se drejtorët e Bashkisë Tiranë të arrestuar për aferën &l...
Politike
9 Maj 2024, 17:21
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka uruar shqiptarët, për 9 Majin, e njohur si dita e Europës.G...
Politike
9 Maj 2024, 17:07
B.Z
Berisha, Irena Gjoka
TIRANË - "Fytyra e zezë e drejtësisë së re”,- kështu e ka cilësuar kreu i PD-së Sali Ber...
Politike
9 Maj 2024, 16:30
B.Z
Dashnor Sula
TIRANË - "Mos e dhënë Zoti që vendi të bjerë në dorën e Veliajt”, - kështu është ...
Politike
9 Maj 2024, 16:31
I.A
KQZ
TIRANË- Elvis Çefa do të jetë relatori i ankimimit të Partisë Socialiste, që kundërshton vendimin e Komisione...
Politike
9 Maj 2024, 16:06
B.Z
Edi Rama
ATHINË - Mediat greke kanë njoftuar këtë të enjte se takimi i kryeministrit Rama me emigrantët shqiptarë në...
Politike
9 Maj 2024, 16:25
I.A
Ulsi Manja
TIRANË- Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja pranoi të enjten se nga ligji për Amnistinë Penale kanë përfitu...
Politike
9 Maj 2024, 15:28
B.Z
Fredi Beleri
TIRANË - Gjykata e Posaçme e Apelit ka hedhur shortin për trupën gjykuese që do të shqyrtojë ankimimin e ...