Politike

Meta e uroi për fitoren, Presidentja e RMV i përgjigjet në shqip: Pres me entuziazëm udhëtimin e vendeve tona drejt BE

Në një postim në rrjetin social “X”, Gordana ka shkruar në shqip që pret “që me të njëjtin entuziazëm të fortë të vazhdojmë udhëtimin e dy vendeve drejt integrimit të plotë evropian”.

9 Maj 2024, 19:19 Nga B.Z

Meta e uroi për fitoren, Presidentja e RMV i përgjigjet në shqip:

Maqedoni e Veriut - Presidentja e sapozgjedhur e Maqedonisë së Veriut, Gordana Sijlanovska Davkova i është përgjigjur kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, pasi ky i fundit e uroi për fitoren. Në një postim në rrjetin social “X”, Gordana ka shkruar në shqip që pret “që me të njëjtin entuziazëm të fortë të vazhdojmë udhëtimin e dy vendeve drejt integrimit të plotë evropian”.

Postimi në "X":

I nderuar President Meta, Faleminderit për urimet dhe përpjekjet Tuaja të sinqerta për përmirësimin e marrëdhënieve maqedono-shqiptare Pres që me të njëjtin entuziazëm të fortë të vazhdojmë udhëtimin e dy vendeve tona drejt integrimit të plotë evropian.

Meta e uroi për fitoren, Presidentja e RMV i përgjigjet në shqip:

Gordana Siljanovska-Davkova fitoi zgjedhjet presidenciale që u mbajtën një ditë më parë (8 maj) përballë presidentit aktual, Stevo Pendarovski duke u bërë kështu gruaja e parë që zgjidhet për presidente në Maqedoninë e Veriut.

gordana ilir meta rmv

Sondazh

Poll