Politike

"TIMS"/ Salianji: Komisioni nuk ka asnjë ngërç. PS nuk do që të zhvillohen hetimet

Salianji deklaroi se pavarësisht tentativave për të bllokuar punën, Komisioni Hetimor do të ketë një produkt final, duke përmendur arrestimin e IT në Policinë e Shtetit, që sipas tij është një produkt i komisionit deri tëni.

9 Maj 2024, 17:48 Nga B.Z
"TIMS"/ Salianji: Komisioni nuk ka asnjë ngërç. PS
Ervin Salianji

TIRANË - Kryetari i Komisionit Hetimor për sistemin TIMS Ervin Salianji, ka deklaruar ditën e sotme se deputetët socialistë po tentojnë vazhdimisht të bllokojnë hetimet. I ftuar në rubrikën Opinion në News 24, Salianji deklaroi se Komisioni nuk ka asnjë ngërç, por është PS ajo që nuk e dëshiron një hetim për sistemin TIMS.

Salianji deklaroi se pavarësisht tentativave për të bllokuar punën, Komisioni Hetimor do të ketë një produkt final, duke përmendur arrestimin e IT në Policinë e Shtetit, që sipas tij është një produkt i komisionit deri tani.

"Komisioni nuk ka ngërç. PS nuk do që të ketë Komision Hetimor. Ky Komision do të ketë një produkt. Deri më 5 qershor do të pyeten dëshmitarët. Arrestimi i drejtorit të IT në Policinë e Shtetit është produkt i Komisionit deri tani. Këtu të gjithë përgjigjen, vetëm Kryeministri jo. Edi Rama e ka treguar se nuk mban marrëveshje. Rama me fjalimet e tij thotë se përveç meje, të gjithë janë të rrezikuar. Kryeministri mban fjalime të gjata sa herë që është i shqetësuar. Unë inkurajoj dhe mbështes SPAK. Ne kërkojmë që institucionet e drejtësisë të jenë të pavarura",- tha Salianji.

 

 

 

 

 

ervin salianji hetime tims

Sondazh

Poll