Politike

"Bashkia e Tiranës bandë kriminale"/ Zhupa: Drejtorët "5D", koordinatorët elektoral që bënë votat për Veliajn!

Zhupa deklaroi se është e pamundur që Veliaj të mos ketë dijeni për sferan 5D, ashtu siç është shprehur ky i fundit, pasi ata ishin njerëzit më të besuar të kryebashkiakut.

9 Maj 2024, 17:38 Nga B.Z
"Bashkia e Tiranës bandë kriminale"/ Zhupa: Drejtorët
Ina Zhupa

TIRANË - Deputetja demokrate Ina Zhupa, ka deklaruar se drejtorët e Bashkisë Tiranë të arrestuar për aferën “5D”, ishin koordinatorët elektoral që bënë votat për Veliajn. Gjatë fjalë së saj në Kuvend Zhupa deklaroi se është e pamundur që Veliaj të mos ketë dijeni për sferan 5D, ashtu siç është shprehur ky i fundit, pasi ata ishin njerëzit më të besuar të kryebashkiakut.

Zhupa thekson se pa firmën e Veliaj nuk do kishte asnjë tender sepse ai është titullari institucionit, ndërsa shton se Bashkia e Tiranës është kthyer në një organizatë kriminale, ku përmes vjedhjeve zhduken taksat e qytetarëve.

"Drejtorët e 5D ishin edhe koordinatorët politik të Veliajt në zgjedhjet e fundit lokale. Me paratë e vjedhura 100% nga tenderat, ata benë vota në Tiranë për shefin e tyre. Veliaj i kishte njerëzit më të besuar dhe nuk di gjë?! Po pa firmën e Veliaj nuk do kishte tender sepse ai është titullari institucionit. E kanë kthyer Bashkinë Tiranë në një organizatë kriminale, ku zhduket taksat e qytetarëve.Tju japësh ju sot edhe 100 milion të tjera kredi, është njëlloj si ti varësh ujkut mëlçitë në qafë. Transportin e gjelbër i kishte paratë bashkia ta bënte, mjafton mos paguante inceneratorin fantazëm që është një fushë me bar. Vetëm në buxhetin e 2024 janë 12 milion euro për një incenerator fantazëm. Dikur Rama në bashki flitet nga raportet e osbe që merrte 20% të tenderave, ju tani keni kaluar në 100% dhe për këtë u mburrët sot paturpësisht.

Hipoteza e team Lali, e deputetëve që i drejton Veliaj, se këto janë para gjermane dhe nuk vidhen, bie poshtë se ju keni treguar që vidhni njëlloj dhe paratë shqiptare dhe ato europiane. Sic vodhët fondet e IPARD. Dhe sot në ditën e Europës duhet të turpëroheshit dhe jo të vinit të kërkonin më shumë para për organizatën 5D dhe lali Inceneratorin",- tha Zhupa.

 

erion veliaj ina zhupa kuvend

Sondazh

Poll