Sport

Historike! Katër trajnerë spanjolë, plus Jurgen Klopp, janë të nominuar për trajnerin më të mirë të Premier League…

Arteta, Guardiola, Unai Emery dhe Iraola, së bashku me trajnerin e Liverpool, janë në listën e pesë të nominuarve për çmimin britanik.

9 Maj 2024, 14:00 Nga DOSJA

Historike! Katër trajnerë spanjolë, plus Jurgen Klopp, janë

ANGLI - As më shumë dhe jo më pak, se katër trajnerë spanjolë, janë në listën e pesë të nominuarve nga Premier League për trajnerin më të mirë të këtij sezoni.

Dy prej tyre, Pep Guardiola (Manchester City) dhe Mikel Arteta (Arsenal), janë në një luftë të ashpër për trofeun e Premier League. Manchester City është në vendin e dytë, një pikë prapa Arsenalit, por me një ndeshje më pak (kundër Tottenhamit, do të luhet më 14 maj). Arsenali i Artetës është lider.

Unai Emery është i 4-ti në tabelën e Premier dhe Andoni Iraola , në krye të  Bournemouthit, plotësojnë vendin e katërt të trajnerëve spanjolë. Përveç Guardiolës, katalanas, tre të tjerët janë baskë.

Trajneri i vetëm në listën e pesë të nominuarve për trajnerin më të mirë të Premierligës që nuk është spanjol është gjermani Jürgen Klopp, i 3-ti me Liverpool-in në tabelë dhe që largohet nga pankina 'Reds', ku ka fituar gjithçka, në fund të sezonit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 9 Maj 2024, 11:18

Një kampionat ekzotik për Marco Reus?

GJERMANI - Marco Reus do të largohet nga Borussia Dortmund në fund të sezonit. Ai do të ketë kaluar 12 vite atje, pa llogaritur vitet...