Sport

Pse arbitri i PSG-Dortmund, Daniele Orsato shpërtheu në lot në bilbilin e fundit?

Daniele Orsato arbitroi ndeshjen e tij të fundit në Champions League të martën në ndeshjen PSG-Dortmund (0-1). Në fishkëllimën e fundit, italiani shpërtheu në lot.

9 Maj 2024, 10:03 Nga DOSJA
Pse arbitri i PSG-Dortmund, Daniele Orsato shpërtheu në lot në

FRANCE - Dhimbja e tij ishte shumë më e dukshme në fytyrën e tij, sesa në ato të parizienëve, të eliminuar në gjysmëfinale të Champions League nga Borussia Dortmund (0-1, 0-1). Pas bilbilit për fundin e ndeshjes, arbitri i ndeshjes Daniele Orsato nuk i ka mbajtur dot emocionet, ai shpërtheu lot...

Italiani, 48 vjeç, arbitroi ndeshjen e 55-të dhe të fundit të karrierës së tij në Champions League, të martën në mbrëmje, në fushën e Parc des Princes. Para se të tërhiqet në fund të sezonit, ai do të përfaqësojë arbitrimin transalpin, edhe me Marco Guidën, në Euro 2024 në Gjermani këtë verë (14 qershor-14 korrik).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll