Sport

Një kampionat ekzotik për Marco Reus?

Reus do të largohet nga Borussia Dortmund në fund të sezonit. Duket se e ardhmja e tij tashmë është përcaktuar dhe nuk është në Kontinentin e Vjetër.

9 Maj 2024, 11:18 Nga DOSJA

Një kampionat ekzotik për Marco Reus?

GJERMANI - Marco Reus do të largohet nga Borussia Dortmund në fund të sezonit. Ai do të ketë kaluar 12 vite atje, pa llogaritur vitet e rinisë me klubin. Një emblemë dhe legjendë e vërtetë e Dortmundit, ai u kualifikua të martën në finalen e Champions League.

Ai mund të përfundonte me stil, duke fituar ‘Kupën e Veshgjatë’ para se të mos bashkohej me një kampionat ekzotik.

Pas kohës së tij në Evropë, nuk duket se Maroc Reus po i var këpucët. Në të vërtetë, Fabrizio Romano sugjeron që mesfushori gjerman do të shkojë në Shtetet e Bashkuara për t;u bashkuar me MLS në fund të kontratës së tij me BVB, e cila do të përfundojë në korrik.

Samir Nasri, konsulent për kanalin Canal +, zbuloi se Reus foli me të për një largim të mundshëm në MLS dhe se kontaktet tashmë kanë nisur. Për momentin, Marco Reus është ende një lojtar i BVB dhe ai ka një finale të UCL për të fituar kundër Real Madridit! Pse jo…

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll