Sport

Xabi Alonso vlerëson performacën gjermane në Kupat e Europës: “Është shumë pozitive për Bundesligën”...

Xabi Alonso, trajneri i Bayer Lverkusen, vlerësoi suksesin e Dortmundit në Champions League dhe theksoi më tej sezonin mbresëlënës të ekipit të tij, i pamposhtur në 48 ndeshje këtë sezon (përfshirë 32 në Bundesligë).

9 Maj 2024, 09:00 Nga DOSJA

Xabi Alonso vlerëson performacën gjermane në Kupat e

GJERMANI - Të martën në mbrëmje, Borussia Dortmund u kualifikua në finalen e tretë të Champions League në kurriz të PSG-së, ndërkohë që Bayern u përball me Real Madridin të mërkurën në mbrëmje në ndeshjen e dytë gjysmëfinale pas barazimit (2-2) në Mynih të mërkurën në mbrëmje, ndeshje të cilën e humbën 2-1.

Të enjten, Bayer Leverkusen, që ka siguruar për titullin kampion të Bundesligës prej gati katër javësh, pret AS Romën në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Europa League, pasi fitoi në stadiumin olimpik të Romës javën e kaluar (2-0).

“Është shumë pozitive për Bundesligën. Dua gjithashtu të uroj Dortmundin, të uroj Edin (Terzic, trajner i Borussia). Arritja në një finale të Champions League nuk është kurrë e lehtë. Tani ata e kanë këtë shans. Ata treguan një performancë të shkëlqyer kolektive”,- tha Xabi Alonso në një konferencë për shtyp.

“Ky nivel i lartë (i shfaqur nga klubet) i Bundesligës do të thotë se ajo që kemi arritur nuk është e thjeshtë. Të gjitha skuadrat janë të komplikuara për të luajtur, jo vetëm Dortmundi apo Bayerni, por edhe Leipzig, Stuttgart, Eintracht Frankfurt”,- theksoi ai.

Pas fitores së javës së kaluar në Romë, Leverkusen dëshiron të konfirmojë në shtëpi dhe të vazhdojë serinë e mirë të klubeve gjermane në skenën evropiane. “Ndeshja e kthimit është gjithmonë një situatë e rrezikshme.

Një gol mund të ndryshojë shpejt rrjedhën e ndeshjes dhe mënyrën se si një ekip i afrohet ndeshjes. Ne duam të jemi agresivë, të mbrohemi mirë. Presim që Roma të vijë shumë e përqendruar dhe me shpresë”,- parashikoi trajneri i Bayer-it.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll