Sport

Europa League/ Leverkusen kërkon të vazhdojë ëndrrën, Atalanta shpreson…

Skuadra e Xabi Alonsos ka avantazhin e fitores dhe synon të mos prishë rekordin e pathyeshmërisë. Nga skuadrat italiane, ‘Dea’ e Bergamos më afër kualifikimit…

9 Maj 2024, 11:20 Nga DOSJA

Europa League/ Leverkusen kërkon të vazhdojë ëndrrën,

ZVICER - Bayer Leverkusen do të kërkojë të rezervojë vendin në finalen e Europa League dhe të ruajë rekordin e tyre të pamposhtur mbrëmjen e sotme, kur do të përballet me Romën në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales.

Skuadra e Xabi Alonso-s tashmë është kurorëzuar kampione e Bundesligës këtë sezon dhe gjendet në finalen e DFB Pokal, pa humbur asnjë ndeshje. Ata janë ende në rrugën e suksesi të trefishtë historik dhe krenohen me një epërsi 2-0 nga ndeshja e parë në Romë javën e kaluar, falë golave të Florian Wirtz dhe Robert Andrich.

Roma ndërkohë ka një përmirësim të dukshëm që nga koha kur u larguar Jose Mourinho dhe u zëvendësua nga Daniele De Rossi, edhe pse në tre ndeshjet e fundit nuk kanë asnjë fitore.

Verdhekuqtë do të duhet të bëjnë atë që asnjë ekip tjetër nuk ka arritur këtë sezon, të mundin Leverkusenin në ‘BayArena’ sot, duke përmbysur gjithashtu një deficit prej dy golash.

Ndërkohë ndeshja e dytë gjysmëfinale është ajo mes Atalantës dhe Olympique Marseille. Asnjëra palë nuk ishte në gjendje të fitonte një avantazh nga ndeshja e parë në Stade Velodrome në Marsejë, pasi Gianluca Scamacca i Atalantës dhe Chancel Mbemba shënuan në 20 minutat e para të takimit, që përfundoi në barazim 1-1.

Atalanta është relativisht një skuadër e re në skenën evropiane, kjo është pjesëmarrja e tyre e nëntë në turnetë kontinental, megjithatë e kanë bërë në këtë edicion me një paraqitje mjaft të mire, duke eliminaur Sportingun dhe gjigandët e Liverpool-it.

Katër skuadrat këtë mbrëmje do të përcaktojnë se cilët do të jenë finalistët e Europa League, finalja e së cilët do të zhvillohet më 22 maj në Dublin të Irlandës.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll

Sport 9 Maj 2024, 11:18

Një kampionat ekzotik për Marco Reus?

GJERMANI - Marco Reus do të largohet nga Borussia Dortmund në fund të sezonit. Ai do të ketë kaluar 12 vite atje, pa llogaritur vitet...