Sport

Një 'showgirl' tregon detaje intime të marrëdhënieve të saj me dy yje të futbollit…

Rafaella Fico foli në televizion për marrëdhëniet e saj romantike me futbollistët Cristiano Ronaldo dhe Mario Balotelli.

9 Maj 2024, 12:21 Nga DOSJA

Një 'showgirl' tregon detaje intime të

ITALI - Rafaella Fico ka folur në programin Rai 2' Storie di Donne' për marrëdhëniet e saj me futbollistë të famshëm, si Cristiano Ronaldo dhe Mario Balotelli.

“Showgirl”-ja e famshme ka shpjeguar, në rrëfimin e saj të vogël marrëdhënien me Cristiano Ronaldon, se “Isha 20 apo 21 vjeçe, isha në Sardenjë në një event, e takova me atë rast, ai m’u afrua, dhe ne këmbyem numrat kështu filloi kjo histori e vogël”.

Një 'showgirl' tregon detaje intime të

Rafaella Fico e përcaktoi romancën e saj me Cristiano Ronaldon si "një histori të bukur, intensive që e mbaj në zemrën time. Ai ishte i dashuri im i parë...".

Një 'showgirl' tregon detaje intime të

Në vitin 2018 'showgirl' deklaroi për 'Novella 2000' se "Isha marrëzisht e dashuruar me Cristiano Ronaldon për 11 muaj. Ai ishte një djalë normal, i thjeshtë dhe i qetë".

Rafaella Fico tregoi edhe detajet e lidhjes së saj romantike me Mario Balotellin, një futbollist kontrovers me të cilin ka një vajzë 11-vjeçare (Raffaella).

Një 'showgirl' tregon detaje intime të

“E takova Balotellin në klubin e natës, shkova atje me motrën e tij, të cilën e kisha takuar në ‘Ishullin e famshëm’, motra i dha numrin tim, pastaj filluam të flisnim, dolëm bashkë dhe në fund të pasdites ai erdhi me një buqetë me trëndafila te makina”, kujton ajo.

Një 'showgirl' tregon detaje intime të

Rafaella pranoi për atësinë e Balotellit, “ai nuk donte të bëhej baba dhe më kërkoi një test të ADN-së”, se “ndoshta ngaqë ishte shumë i ri dhe pak pikant, dhe nuk i pëlqente të bëhej baba."

“Nuk mbaj inat ndaj tij, i kam falur gjithçka, sepse vajza jonë ka lindur nga lidhja jonë dhe është dashuria ime e madhe, ka pasur tradhti, kur ishim bashkë më tradhtonte... Më tradhtoi, në më shumë se një rast, ato ishin publike. Ata as që fshiheshin. E fala sepse isha shumë e dashuruar... Balotelli ishte dashuria e madhe e jetës sime",- vuri në dukje ajo.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 9 Maj 2024, 11:18

Një kampionat ekzotik për Marco Reus?

GJERMANI - Marco Reus do të largohet nga Borussia Dortmund në fund të sezonit. Ai do të ketë kaluar 12 vite atje, pa llogaritur vitet...