Sport

Videoja e takimit të Tuchel me Florentino Pérez, tashmë është bërë virale…

Të dy u takuan në fund të ndeshjes në Bernabeu mjaft përzemërsish…

9 Maj 2024, 13:44 Nga DOSJA

Videoja e takimit të Tuchel me Florentino Pérez, tashmë

SPANJE - Thomas Tuchel u largua nga Bernabeu shumë i zemëruar për shkak të humbjes ndaj Real Madridit, por mbi të gjitha për shkak të paraqitjes së arbitrit në një aksion që përfundoi me një gol të Bayernit që e bëri rezultatin 2-2.

Trajneri gjerman nuk ngurroi të kritikonte ashpër gjyqtarin polak të ndeshjes dhe gjyqtarin e linjës për një offside më se të dyshimtë, që pengoi ndërhyrjen e mëvonshme të VAR-it. Një zemërim që kaloi te Tuchel kur takoi Florentino Pérez në mjediset e Bernabeu.

Thomas Tuchel dhe Florentino Pérez janë përshëndetur me njëri-tjetrin dhe trajneri i Bayernit nuk ka ngurruar të përqafojë presidentin e Real Madridit, i cili ka bërë gjeste dashurie ndaj gjermanit. Një skenë kurioze që ka ndodhur në Bernabéu. Inazhet tashmë janë bërë virale…

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 9 Maj 2024, 11:18

Një kampionat ekzotik për Marco Reus?

GJERMANI - Marco Reus do të largohet nga Borussia Dortmund në fund të sezonit. Ai do të ketë kaluar 12 vite atje, pa llogaritur vitet...