Sport

Zidane në shok, pas dopiedës së Joselu…

Edhe Zinedine Zidane e kishte të vështirë t'u besonte syve me atë që ndodhi në Bernabeu!

9 Maj 2024, 10:19 Nga DOSJA
Zidane në shok, pas dopiedës së Joselu…

SPANJE - Ai pritej në Marsejë për të mbajtur flakën për Lojërat Olimpike, por u pa në Madrid!

I munguar në Portin e Vjetër, “Zizou” nuk ka munguar në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Champions League të klubit të tij të preferuar, Real Madridit.

Nga dhoma tij e zhveshjes në tribunë, ai ka mundur të shikojë atë skenar krejtësisht të çmendur, me një kualifikim të marrë në minutat e fundit falë një dopiede të Joselu.

Dhe në një video të transmetuar nga një tifoz, mund ta shohim atë të tronditur në këtë fund të pabesueshëm të ndeshjes, një tifoz i vërtetë i ‘los blancos! Zidane duket në parajsë…

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll