Aktualitet

26 Nëntor 2019, 10:52 Nga DOSJA

TIRANË- Teksa gjendja në vend pas lëkundjes së fuqishme të tërmetit mëngjesin e kësaj  të marte raportohet teje e rëndë  me 13 viktima dhe 600 të plagosur, sizmioologu Rexhep Koçi ka thënë se lëkundjet do të vijojnë edhe në ditët e ardhshme, por me një magnitudë më të vogël nga ajo e madhja që rrafshoi qindra banesa.

Zoti Koçi u  bën thirrje të gjithë banorëve që të mos qëndrojnë brenda shtëpive pa  një vlerësim të saktë të  specialistëve përkatës.

“Kanë kaluar mbi 120 lëvizje, nën magnitudën 5, pra kanë qenë të vogla.”-ka thwnw ai.

E pyetur nga  sesi pritet të vijojë situata, ai është shprehur:  Kjo situatë do të shoqërohet edhe në ditët e tjera. Shqipëria është prekur  shpesh  herë nga aktivitet  sizmik. Por kjo e ditës  së sotme ka qenë  më e fortë por që nga momenti  në moment do të reduktohen.  Nuk duhen  të  frekuentohen  më banesat e  prekura nga  tërmeti vetëm pasi specialistët përkatës  të  kenë  vlerësuar  situatën dhe  të kenë dhënë një vendim.

Tërmet i fortë me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter dhe me intensitet 7 ballë goditi vendin në orën 03:55 minuta të mëngjesit të sotëm. Epiqendra ka qenë në Shijak, 10 kilometra nga Durrësi dhe 31 kilometra nga Tirana dhe lëkundjet ishin shumë të forta sa rrëzuan pallate dhe banesa. Deri më tani raportohet për 13 viktima dhe mbi 600 të plagosur. Një viktimë u shënua në Thumanë një grua e moshuar humbi jetën pasi u zu nën rrënoja por shpëtoi nipi i saj, i cili u nxorr gjallë nga gërmadhat.  Dy viktima të tjera u shënuan në Kurbin, pasi një person humbi jetën i përfshirë nga paniku në tentativë për t’i shpëtuar u hodh nga ballkoni. Po në këtë qytet, një tjetër ndërroi jetë pasi duke drejtuar automjetin humbi kontrollin duke u përplasur për vdekje.

A.C/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet rexhep koci termet 26 nentor 2019 tërmeti i fortë godet shqipërinë termeti ne shijak rexhep koci termet 26 nentor 2019 tërmeti i fortë godet shqipërinë termeti ne shijak

Sondazh

Poll