Aktualitet

PAMJE që të prekin shpirtin/ Gjithë bota me sytë nga Shqipëria, si “gllabëroi” toka dhjetra trupa njerëzish

26 Nëntor 2019, 10:36 Nga DOSJA
PAMJE që të prekin shpirtin/ Gjithë bota me sytë nga

SHQIPERI- Pamje të rënda shfaqen sot në sytë e të gjithë botës, kur vendi ynë është goditur nga një tërmet i rëndë me magnitudë 6.4 rihter dhe intesitet 7 ballë. Deri më tani raportohet për 13 viktima, ndërkohë që bilanci rëndohet pasi ende ka persona që janë nën rrënoja. 600 të plagosur kanë marrë ndihmën e parë në spitalet e vendit, ndërkohë që të gjitha mediat botërore, raportojnë ngjarjen dhe shprehin solidaritet me vendin tonë.

‘’BBC’’, ‘’La Repubblica’’, ‘’AFP’’ “CNN”, “BBC” dhe Euronews, kanë pasqyruar pamjet dhe përshkruajnë tërmetin e rëndë, duke pyetur nëse Shqipëria ka fuqi të përballojë këtë fatkeqësi natyrore.

Tërmet 6.4 rihter ka shkundur në orët e para të mëngjesit vendin. Epiqendra ka qenë në Shijak, 10 kilometra nga Durrësi dhe 31 kilometra nga Tirana. Lëkundjet janë ndjerë të forta edhe në kryeqytet, por edhe Lezhë, Fushë-Krujë dhe Fier.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet termet 26 nentor 2019 termet ne shijak termet 26 nentor 2019 termet ne shijak

Sondazh

Poll