Aktualitet

U shembet vila dy katëshe mbi kokë, çifti nga Bubqi shpëton mrekullisht, tashmë janë mes katër rrugëve (VD)

26 Nëntor 2019, 10:26 Nga DOSJA
U shembet vila dy katëshe mbi kokë, çifti nga Bubqi

FUSHË KRUJË– Dy persona burrë e grua kanë shpëtuar për mrekulli pasi tërmeti i fuqishëm u ka shembur totalisht shtëpinë, në fshatin Bubq.

Siç shihet edhe në videon e siguruar nga Dosja.al, vila dy katëshe është rrëzuar krejtësisht pas lëkundjeve të forta të tërmetit me magnitudë 6.4 gradë të shkallës righter.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se banesa është në emër të Besim Bardhit, i cili ka qenë bashkë me të shoqen në momentin e tronditjeve.

Mrekullisht të dy kanë shpëtuar pa u lënduar por tashmë ndodhen në mes të katër rrugëve dhe pa një çati mbi kokë.

Shqipëria është tronditur nga një tërmet i fuqishëm në orët e para të mëngjesit të sotëm. Mësohet se epiqendra e tërmetit me magnitudë 6.4 gradë të shkallës righter ka qenë në Durrës por është ndjerë në të gjithë vendin. Dëmet materiale janë të panumërta ndërkohë që deri më tani janë raportuar 13 viktima.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet besim bardhi shembet vila ne bubq termet i forte ne shqiperi termet ne shijak besim bardhi shembet vila ne bubq termet i forte ne shqiperi termet ne shijak

Sondazh

Poll