Aktualitet

Tërmeti 7 ballë goditi Shqipërinë/ Lëkundjet u ndjenë edhe në Kosovë, s’ka të lënduar (FOTO)

26 Nëntor 2019, 10:36 Nga DOSJA
Tërmeti 7 ballë goditi Shqipërinë/ Lëkundjet u

Shqipëri- Tërmeti i fuqishëm i cili goditi vendin në orët e para të mëngjesit të sotëm u ndje edhe në disa shtete të tjera të Ballkanit.  Tërmeti është ndjerë edhe në Kosovë, aq sa qytetarët janë shqetësuar dhe shumë prej tyre kanë dalë jashtë shtëpive.

Në Kosovë nuk raportohet asdëme materiale dhe për asnjë person të lënduar. Ndërsa forca ushtarake nga Kosova janë nisur drejt Shqipërisë, për t’i ardhur në ndihmë vendit.

Tërmet i fortë me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter dhe me intensitet 7 ballë goditi vendin në orën 03:55 minuta të mëngjesit të sotëm. Epiqendra ka qenë në Shijak, 10 kilometra nga Durrësi dhe 31 kilometra nga Tirana dhe lëkundjet ishin shumë të forta sa rrëzuan pallate dhe banesa. Deri më tani 13 persona kanë humbur jetën dhe dhjetra dhe 300 të tjerë janë plagosur.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet termet i forte ne shqiperi termet ne shijak termet i forte ne shqiperi termet ne shijak

Sondazh

Poll