Aktualitet

Tërmeti i fuqishëm shkundi Shqipërinë, OSHEE tregon zonat që janë pa energji

26 Nëntor 2019, 09:24 Nga DOSJA
Tërmeti i fuqishëm shkundi Shqipërinë, OSHEE tregon zonat

TIRANË– Lëkundjet e tërmetit që goditën vendin tonë në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë shkaktuar avari në disa linja dhe objekte të OSHEE-së.

Në një njoftim të bërë publik OSHEE bën me dije se në terren ndodhen brigadat e sektorit “tension i lartë”, nga ku raportohet, rikthimi në punë të N/St Lezhë (pjesa 10kV), N/St Fier (pjesa 35kV) dhe N/St Laç.

“Vazhdojnë të mbeten jashtë pune linjat 35kV Shijak-Vorë, Shkozet-Kavajë dhe pjesërisht N/Stacionet dhe Fushë Krujë.

Njoftimi i plotë i OSHEE:

Raport ora 08:30

Lëkundjet e orëve të fundit kanë shkaktuar avari në disa linja dhe objekte të OSHEE-së.
Në terren ndodhen brigadat e sektorit “tension i lartë”, nga ku raportohet deri në orën 08:30, rikthimi në punë të N/St Lezhë (pjesa 10kV), N/St Fier (pjesa 35kV) dhe N/St Laç.
Vazhdojnë të mbeten jashtë pune linjat 35kV Shijak-Vorë, Shkozet-Kavajë dhe pjesërisht N/Stacionet dhe Fushë Krujë.
Pa energji elektrike janë zonat Durrës dhe pjesërisht Manza, Vora, Golemi dhe Fushë Kruja.

Shqipëria është tronditur nga një tërmet i fuqishëm në orët e para të mëngjesit të sotëm. Mësohet se epiqendra e tërmetit 6.4 ballë ka qenë në Durrës, por është ndjerë në të gjithë vendin.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet termet 26 nentor 2019 termet i forte ne shqiperi termet 26 nentor 2019 termet i forte ne shqiperi

Sondazh

Poll