Aktualitet

Me plagë e gjak në kokë, gjysma e trupit e mbuluar nga një shtyllë betoni, FA në luftë me kohën për të shpëtuar 57-vj

26 Nëntor 2019, 09:24 Nga DOSJA

THUMANË– Një tjetër person është shpëtuar nga rrënojat e pallatit të shembur nga tërmeti në Thumanë. Mendohet se ai është Robert Cara, 57-vjeç, i cili ka dëmtime të mëdha në kokë. 

Mësohet se gjysma e trupit të tij është e bllokuar nga një shtyllë betoni, për shkak se në momentin kur banesa e tij është shembur ai ka rënë nga kati i katër në të dytin. 

Në momentin kur e pikasën zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura, ai nuk dha shenja jete, deri në momentin kur i ishte ofruar ujë. Menjëherë pasi është përmendur, atij i është vënë në qafë një qafore në mënyrë që të mos ketë probleme pas shpëtimit. 

 

 

 

Tërmet i fortë me magnitudë 6.4 goditi vendin në orën 03:55 minuta të mëngjesit të sotëm. Epiqendra ka qenë në Shijak, 10 kilometra nga Durrësi dhe 31 kilometra nga Tirana dhe lëkundjet ishin shumë të forta sa rrëzuan pallate dhe banesa. Deri më tani raportohet për 9 viktima dhe 200 të plagosur. Ndërkohë që mbi 200 persona kanë marrë ndihmën e parë në spital.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet shpetohet banori nen rrenoja termet ne shijak shpetohet banori nen rrenoja termet ne shijak

Sondazh

Poll